APEL m.sh.
1. Thirrje emër për emër e nxënësve në shkollë, e ushtarëve ose e njerëzve në një mbledhje për të parë kush mungon. Apeli i mbrëmjes. Bëj apelin. Mungon në apel. Rreshtohemi për apel.
2. drejt., vjet. Ankimi kundër një vendimi gjyqësor, në bazë të së drejtës së të dënuarit për të kërkuar rishikimin e vendimit nga një gjykatë me e lartë. Gjykata e apelit. Komisioni i apelit. Bëj apel.
3. Thirrje që u bëhet të tjerëve për të kërkuar përkrahjen dhe ndihmën e tyre në një çështje. U bëj apel. Nënshkruaj apelin.