AR
Im.
- kim. Metal i rrallë, i çmuar, me ngjyrë të verdhë e i butë, që përdoret për monedha, për stoli etj.; flori (simboli Au): shufër (unazë, varëse) ari; fill ari fill i praruar për qëndisje; jelek ari jelek i qëndisur me fije ari.
- fig. Diçka me shumë vlerë: ari i zi nafta; ari i bardhë pambuku; ari i gjelbër pyjet.
- Si mb. fig. shumë i çmueshëm, i artë: e ka zemrën ar.
- Si mb. fig. i verdhë e i ndritshëm, i artë: me flokët ar; gjethet ar të vjeshtës.
Shprehje
- I ra ari në ujë i mbeti hatri, u zemërua; merr ar pa kapar mëson, fiton mençuri e përvojë nga cilido.
IIm. sh.
- Njësi matjeje e sipërfaqes së tokës, e barabartë me njëqind metra katrorë (shkurt. a).