ARAB m.sh.
Pjesëtar i një grupi të madh popullsish, që banojnë në disa vende të Azisë së Afërme dhe të Afrikës së Veriut, banor vendës ose ai që e ka prejardhjen nga këto vende.
ARAB mb.
1. Që lidhet me vendet e banuara prej arabëve ose me arabët, që është karakteristik për këto vende ose për arabët; që është krijuar nga arabët. Popujt arabë. Vendet arabe. Gjuha arabe. Alfabeti arab. Valle (këngë) arabe. Kultura (letërsia) arabe. Kalë arab një nga racat më të mira të kuajve të shalës, kalë trupvogël, i bukur dhe i shpejtë. * Shifrat arabe shenjat e sotme të numrave (1, 2,
2. ..), të ndryshme nga shifrat romake.