ARAP m.sh.
1. bised. Zezak; njeri me lëkurë shumë të zeshkët.
2. Figurë e përrallave shqiptare e ballkanike, që përfytyrohet si një zezak trupmadh, i fuqishëm e i frikshëm. Arap i zi. Arapi i detit.
3. Emër për kafshë shtëpiake me qime ose me lesh të zi (kalë, qen, ka, dash etj.).
4. Lloj fiku kokërrvogël me lëkurë të zezë.
5. zool. Fulterëz.
6. përd. ndajf. Përdoret për të treguar shkallën e lartë të ngjyrës së zezë. Arap i zi u bë. * U bë lesh (flokë) arapi shih te LESH, ~I.