Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ARBËRESH

    mb.
    1. Që banohet nga arbëreshët e shpërngulur prej Shqipërie në mesjetë; që ka të bëjë me arbëreshët, që është krijuar nga arbëreshët ose që është veti e arbëreshëve; i arbëreshëve. Krahinë arbëreshe. Fshat arbëresh. Grua arbëreshe. Letërsia (poezia) arbëreshe. Të folmet arbëreshe. Kostum arbëresh. Shkrimtar (poet) arbëresh. Ngulimet arbëreshe,
    2. vjet. Shqiptar.
    3. krahin. Që ka të bëjë me një pjesë të Labërisë së Vlorës, i arbëreshëve të Labërisë. Gra arbëreshe.