ARBITRAR mb.
1. Që caktohet rastësisht, jo sipas një rregulli të paravendosur; që mbështetet në një zgjidhje të çfarëdoshme sipas dëshirës, pa e arsyetuar. Zgjedhje arbitrare. Shenjë arbitrare. Vlerë arbitrare. mat.
2. Që vepron e punon me kokë të vet, pa përfillur ligjet e rregullat; që bëhet sipas mendjes a tekave të dikujt, pa pyetur për të tjerët. Veprim (akt, vendim) arbitrar. Ndërhyrje (shkelje) arbitrare. Në mënyrë arbitrare.