Skip Navigation or Skip to Content
X
ARDHSHËM mb.
1. Që vijon menjëherë pas së tashmes; që do të vijë a do të ndodhë pas së tashmes, që pritet pas së sotmes. Koha e ardhshme. Pesëvjeçari i ardhshëm. Vitin e ardhshëm. Në javën e ardhshme. Në mbledhjen e ardhshme. Në numrin e ardhshëm të gazetës.
2. Që do të jetë a që do të bëhet i tillë në kohën që vjen, i nesërm. Mësues i ardhshëm. Bashkëshortët e ardhshëm.
3. krahin. shih ARDHUR (i,e) 5,6. Njeri i ardhshëm. I ardhshëm me këdo. Me trup të ardhshëm. * Koha e ardhshme gjuh. shih tek ARDH/ËM (i),~ME (e).