Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ARDHUR

    Ias.
    1. Veprimi sipas kuptimeve të foljes VIJ. Në të ardhur e sipër. Është në të ardhur.
    IIf. sh.
    1. kryes. sh. fin. Para ose vlera materiale, që marrin organet e institucionet shtetërore, ndërmarrjet, kooperativat, organizatat shoqërore etj. nga veprimtaria ekonomike, nga anëtarët e tyre etj.; para ose vlera materiale, që marrin njerëzit e veçantë nga puna e tyre ose nga burime të tjera. Të ardhurat vjetore. Të ardhurat reale (mesatare). Të ardhurat kombëtare. Të ardhurat e fshatarësisë (e kooperativës). Të ardhurat e familjes. Të ardhura në të holla (në natyrë). Të ardhura nga toka. Burim të ardhurash. Ndarja (shpërndarja) e të ardhurave. Merr të ardhura.
    2. shih ARDHJ/E,~A1.
    IIIm. sh.
    1. Ai që ka ardhur nga një vend tjetër; ardhës.
    IVmb.
    1. Që ka ardhur nga një vend tjetër, ardhës; kund. anas, rrënjës. Popullsi e ardhur.
    2. Që është sjellë nga jashtë, i jashtëm (për mallrat). Mall (stof) i ardhur.
    3. biol., gjeol. Që është formuar a zhvilluar në një vend tjetër nga ai ku gjendet me pas; që ka ardhur nga një vend tjetër. Bimë e ardhur. Shkëmb i ardhur. Shtresë e ardhur.
    4. Që është ngritur e fryrë nga tharmi (për bukën); që ka ardhur në gjendjen e duhur për ta punuar ose për ta përdorur (për tokën, plehun). Brumë i ardhur. Bukë e ardhur. Tokë e ardhur. Pleh i ardhur.
    5. fig. bised. I zhvilluar mirë nga trupi, me shtat të hedhur, i bëshëm. Me shtat të ardhur.
    6. fig. bised. Që afrohet me njerëzit, i shoqërueshëm e i njerëzishëm; që të fiton zemrën me fjalë të matura e të ëmbla; i mirë. Djalë (burrë) i ardhur. Vajzë e ardhur. Me fjalë të ardhura.
    Vpjes.
    1. e VIJ.