Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ARGAT

    m. sh.
    1. Punëtor krahu në bujqësi, që punon me mëditje te një çifligar a pronar tokash (në vendet ku sundon prona private e tokës). Punonte argat. Merrnin argatë. Pasurohen me djersën e argatëve.
    2. vjet. Bujk që vinte të ndihmonte një bujk tjetër pa shpërblim. E ndihmonin argatët. U shpuri bukë argatëve.
    3. vjet. Masë toke sa mund të punonte një njeri brenda një dite, afërsisht një e treta e dynymit. Mbolli dy argatë.