Skip Navigation or Skip to Content
X
ARGJEND m.
1. kim. Metal i rrallë e i çmuar, me ngjyrë të bardhë të shkëlqyer, që punohet lehtë dhe që përdoret për të bërë sende zbukurimi, monedha, enë etj. (simboli Ag). Argjend i pastër. Kupë (lugë) argjendi. Monedhë argjendi. Medalje argjendi. Fill argjendi. Punime argjendi. I larë me argjend. Ngjyrë argjendi.
2. Fill i larë me këtë metal, që përdoret për qëndisje. Qëndis me argjend.
3. zakon. sh. ~E, ~ET. shih ARGJENDURINA,~T.
4. përd. mb. Në ngjyrë të bardhë të shkëlqyer. I argjendtë. * Bar argjendi bot. këputje. Lule argjendi bot. shih te LUL/E,~JA.