ARGJENDTË
mb.
- Që është bërë prej argjendi; i larë me argjend. Unazë (kupë) e argjendtë. Sende (stoli) të argjendta. Medalje e argjendtë.
- Që ka ngjyrën e argjendit, që shkëlqen si argjendi. Dritë e argjendtë. Flokë të argjendtë.
Shprehje
- Dasma e argjendtë libr. Njëzetepesëvjetori i martesës së një çifti.