ARGUA m.sh.
1. Vargor. E vari në vargua.
2. vet. sh. Dy unaza hekuri, të lidhura midis tyre me zinxhir, të cilat u vihen në duar a në këmbë të burgosurve ose të arrestuarve; pranga; zinxhir. I hodhi vargonjtë. Këputi (theu) vargonjtë.
3. vet. sh. fig. Diçka që nuk e lë të lirë njeriun, që e mban të shtypur, të nënshtruar dhe e pengon të përparojë; zgjedhë. Vargonjtë e skllavërisë (e robërisë). Vargonjtë e kolonializmit (e imperializmit). U çliruam nga vargonjtë e fesë.
4. përd. ndaj. Njëri pas tjetrit, varg. Vinin vargua. * Ishte trashur vargonjsh keq. shih tek TRASHEM.