ARGUMENT m.sh.
1. Arsyetim që përdoret për të vërtetuar ose për të kundërshtuar një mendim; provë që sillet për të mbrojtur ose për të hedhur poshtë diçka. Argument bindës (i fortë). Argumente shkencore. Kërkoj (sjell) argumente. Flas me argumente. E mbroj (e provoj, e vërtetoj) me argumente.
2. let. Paraqitje e përmbledhur e përmbajtjes së një vepre letrare.