ARI m.sh.
1. zool. Kafshë e egër gjitare, mishngrënëse, me trup të madh e të rëndë, të mbuluar me qime të ashpra, me ngjyrë të murrme a të bardhë. Ariu i murrmë. Ariu i bardhë. Ari pylli. Arinjtë e cirkut. Lëkurë ariu. Putër ariu. Ecën si ari ecën rëndë. Punon si ari punon fort.
2. fig. bised. Njeri i rëndë e i ngathët, por i fortë, njeri i pagdhendur, që sillet në mënyrë të vrazhdë. * S'ngopet ariu me miza fj. u. a) nuk mjafton fare, është shumë pak për të ngrënë; b) nuk kryhet një punë e madhe me gjëra të vogla. Nuk trembet ariu (arusha) me shoshë fj. u. shih te SHOSH/Ë, ~A.