Skip Navigation or Skip to Content
X
ARKË f.sh.
1. Kuti e madhe katërkëndëshe, e bërë zakonisht me dërrasa, që shërben për të ruajtur e për të mbartur sende e mallra. Arkë druri (dërrase, hekuri). Arkat e bukëve. Arka birre (qumështi). Arka municioni. Arka e ndihmës së shpejtë. Kapaku i arkës. Çelësi i arkës. Hap (mbyll) arkën. Shtie (fut) në arka.
2. etnogr. Orendi katërkëndëshe prej dërrase, me kapak dhe me dry, zakonisht e zbukuruar, që shërbente për të mbajtur rroba dhe pajën e nuses. Arka e pajës (e rrobave). Arka e nuses. Rrobat e arkës. Mban në fund të arkës.
3. Kasafortë. Fut (vë) paratë në arkë. Mbyll arkën.
4. Zyrë a vend i posaçëm, ku bëhen pagesat dhe veprime të tjera me të holla. Arka e bankës. Arka e mapos (e ndërmarrjes.. . ). Nëpunësja e arkës. Paguan në arkë. Derdh paratë në arkë.
5. fin. Fondet në të holla që ka si gjendje një shtet, një ndërmarrje, kooperativë, institucion etj. Arka e shtetit. Libri i arkës. Gjendje arke. Mbaj arkën. Mbyll arkën llogarit hyrjet e daljet në të holla për të parë gjendjen e fondeve.
6. fin. Institucion shtetëror, ku depozitohen të holla të kursyera nga punonjësit, të cilat këta mund t'i tërheqin kur të duan. Arka e kursimit. Arka e kursimeve dhe e sigurimeve shtetërore. Degë (agjenci) e arkës. Derdh të holla në arkën e kursimit.
7. bised. Arkivol. Arka e të vdekurit. Të vënça në arkë! mallk. vdeksh! * Arkë e dry të lidhur si mishi me thoin njëri me tjetrin, të pandarë njëri nga tjetri. Fundi i arkës shih te FUND,~I. Është arkë e mbyllur dikush shih te MBYLLUR (i, e). E ka gojën arkë nuk nxjerr fjalë nga goja, i ruan mirë të fshehtat.