Skip Navigation or Skip to Content
X
ARKIV m.sh.
1. Institucion që merret me grumbullimin, ruajtjen, sistemimin dhe pjesërisht edhe me botimin e dokumenteve e të dorëshkrimeve me vlerë historike; ndërtesa e këtij institucioni. Arkiv historik (qendror). Arkivi i shtetit. Punonjësit e arkivit. Fondet (materialet) e arkivit. Nxjerr nga arkivi.
2. Zyrë ku ruhen aktet dhe shkresat e një institucioni, të një ndërmarrjeje etj. Arkivi i ministrisë (i ndërmarrjes). Fut (vë) në arkiv.
3. Tërësia e dokumenteve, e akteve etj., që lidhen me veprimtarinë e një institucioni, të një organizate ose të një njeriu dhe që ruhen si materiale me vlerë. Arkivi i një shkrimtari. * E lë (e fut) në arkiv libr. e lë në harresë, nuk merret më me të.