Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ARMATIM

    m. sh.
    1. vet. nj. Pajisja me armë, armatosje; kund. çarmatim. Armatimi i ushtrisë.
    2. usht. Tërësia e armëve, e mjeteve dhe e pajisjeve ushtarake, që përdoren për të luftuar; armët. Armatim i rëndë (i lehtë). Depoja e armatimeve. Tekniku i armatimit. Gara e armatimeve.
    3. min. Vendosja e armatesës, ngritja e një armatese në galeri. Armatimi i minierës (i galerive).