Skip Navigation or Skip to Content
X
ARMATOS kal.
1. Pajis me armë, i jap armë; kund. çarmatos. Armatos një ushtar. Armatos ushtrinë (çetën). Armatos popullin (vendin).
2. usht. Mbush një armë dhe e ngreh për qitje; kund. çarmatos. Armatos mitralozin. Armatos shulin.
3. Pajis me mjete, me vegla etj. për një punë të caktuar. Armatos një anije. Armatos me kazma e me lopata.
4. fig. Pajis me njohuri, me dije etj. për një veprimtari të caktuar; e bëj të aftë për të punuar a vepruar në një fushë të caktuar. E armatos me teorinë revolucionare. E armatos me shkencën e përparuar.
5. min. Vesh me armatesë, i vë armatesë. Armatos galerinë.