ARMATOSUR mb.
1. Që është i pajisur me armë, që ka armë; kund. i çarmatosur. Ushtar i armatosur. Repart (njësit) i armatosur. Populli i armatosur.
2. Që bëhet me armë në dorë, që shoqërohet me veprime luftarake. Kryengritje e armatosur. Luftë (lëvizje) e armatosur. Agresion i armatosur. Ndërhyrje e armatosur.
3. fig. Që është i pajisur me njohuritë e nevojshme për një veprimtari të caktuar; që është i përgatitur për të punuar e vepruar në një fushë të caktuar. I armatosur ideologjikisht (politikisht). * I armatosur gjer (deri) në dhëmbë shih te DHËMB, ~L Asnjanësi e armatosur mosndërhyrje në një luftë, qëndrim mënjanë duke qenë i gatshëm për luftë. Forcat e Armatosura te Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë shih te FORC/Ë, ~A.