Skip Navigation or Skip to Content
X
ARMIK m.sh.
1. Ai që i do të keqen një tjetri, që e urren atë dhe që përpiqet ta dëmtojë; kund. mik. Armik i hapët (i fshehtë). Armik i egër (i pabesë). Armik për vdekje. Bëj armiq. Darova e armikut o helm, o thikë. fj. u. armiku kurrë nuk ta do të mirën, mos prit të mirë nga armiku. Armikut dhe erës tregoju gjoksin! fj. u. mos u përkul përpara armikut; mos u tremb nga vështirësitë.
2. Ai që është kundër interesave të klasës, të partisë, të atdheut e të socializmit dhe që lufton e vepron kundër tyre. Armiqtë e brendshëm (e jashtëm). Armiku i klasës. Armik i popullit. Armik i pushtetit popullor. Vegël e armikut. Agjent i armikut. Bën punën e armikut. Dënoj armiqtë.
3. përmb. Ushtria kundër së cilës bëhet lufta dhe shteti, të cilit i shërben ajo, kundërshtari. Forcat e armikut. Ushtria e armikut. Planet e armikut. Sulmon (dërrmon) armikun.
4. Ai që urren diçka dhe që lufton kundër saj, ai që nuk pajtohet me diçka, që nuk e pranon diçka, kundërshtar. Armik i përparimit (i lirisë). Armik i gënjeshtrave (i thashethemeve). Armik i duhanit (i alkoolit).
5. Diçka që sjell dëm, që prish ose që bën keq. Armik i shëndetit. * Nën bajonetën e armikut shih te BAJONET/Ë,~A.
ARMIK mb.
Që i përket armikut, i armikut;që bëhet a që organizohet nga armiku. Vend (shtet) armik. Ushtri (forca) armike. Llogoret armike. Element armik. Operacioni armik i dimrit.