Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ARMIQËSOR

    mb.
    1. Që bëhet nga një armik me qëllime të këqija e për të sjellë dëme, që shpreh synimet e armikut e u shërben atyre, prej armiku. Punë (veprimtari) armiqësore. Veprim (akt) armiqësor. Politikë (propaganda) armiqësore. Qëndrim armiqësor. Qëllime armiqësore.
    2. Që shpreh armiqësi, që është plot urrejtje e keqdashje; kund. miqësor. Pritje (sjellje) armiqësore. Shprehje (shfaqje) armiqësore. Vështrim armiqësor. Mjedis armiqësor.