Skip Navigation or Skip to Content
X
ARRAKAT kal.
Shpërndaj sa andej këtej pa rregull. E arrakati bagëtinë. I arrakati gjërat gjithandej.
ARRAKAT mb.
1. Që nuk rri në tufë së bashku me bagëtitë e tjera, që shkëputet veçan nga tufa në kullotë. Dele (dhi) arrakate. Delen arrakate e ha ujku. fj. u.
2. Që nuk mblidhet në shtëpi a në punë, që bredh poshtë e përpjetë, i pashtruar në familje, në punë a në shkollë. Djalë (nxënës) arrakat. Është bërë arrakat.
3. Përd. em. Sipas kuptimeve të mbiemrit.