ARRATI
f. sh.
- shih ARRATISJ/E,~A.
- Mërgim për të shpëtuar nga ndjekjet. U hodh (doli) në arrati. E shkoi jetën në arrati.
Shprehje
- I dha arratinë e detyroi të largohej me ngut e në mënyrë të çrregullt, e bëri të ikte nga sytë këmbët, t'ua mbathte këmbëve nga frika. Mori arratinë a) u arratis, mori malet; b) u largua me ngut e në mënyrë të çrregullt; iku nga sytë këmbët, ua mbathi këmbëve. E mori arratia i venë punët keq e me keq, mori të tatëpjetën.