Skip Navigation or Skip to Content
X
ARRË f.sh.
1. bot. Pemë frutore me trup të lartë e të trashë, me dru të fortë e shumë të mirë për orendi etj., me lëvore të lëmuar ngjyrë hiri, me gjethe të mëdha e me lule si vile, që bën kokrra me lëvozhgë të fortë, me shark të gjelbër e me thelb të ushqyeshëm, të ndarë në katër pjesë; kokrra e kësaj peme. Arrë gunge. Arrë gajgë (rukë). Arrë bukje arrë me thelb të madh, të plotë e që del lehtë. Arrë mishje arrë së cilës nuk i del thelbi lehtë. Arrë pjeshke arrë që i ndahet lehtë thelbi. Arrë vajëse. Arrë fyçkë (fyrbë). Dru arre. Gjethe arre. Vaj arre. Thelbi i arrës. Ngjyrë arre ngjyrë kafe e murrme. Thyej (çaj) arra. I ushqyer me thelpinj arre i ushqyer mirë, me gjëra të mira.
2. përd. mb. Me koren të pjekur mirë e brenda e butë (për bukën). * Arrë fyçkë keq. shih te FYÇK/Ë,~A. Arrë në gojë diçka që nuk kapërcehet, nuk gëlltitet lehtë; dikush a diçka që nuk mposhtet lehtë, kockë në fyt. Shtagë arrash shih te SHTAG/Ë,~A. Si fiku (me) arrën (si arra me palën) shih te FIK,~U. I marr (i ha) arrat dikujt jam më i zoti se një tjetër, ia kaloj dikujt, ia hedh, e mund. S'i hahet arra në dorë dikujt nuk mbahet pastër, as lahet as ndërrohet, është shumë i ndyrë. S'i mban goja arra dikujt s'pushon së foluri, është llafazan i madh. Të thyen arrën në dorë shih te THYEJ. Thyej arra kot flas gjëra pa vlerë e pa kuptim, flas kot me kot. I peshon arrat pa i shkundur shih te PESHOJ. E shkund arrën në korrik (manin në prill) shih te SHKUND. Kur të bëjë qarri arra kurrë, asnjëherë. Ka (në dorë) edhe gurin, edhe arrën shih te GUR,~I. Arrë dheu fshikëz me azot që formohet nga bakteret në rrënjët e disa bimëve. Arra e fytit anat. fikthi i fytit.