Skip Navigation or Skip to Content
X
ARRITJE f.
1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve ARRIJ, ARRIHET. Arritja e trenit. Arritja e një delegacioni. Arritja e sukseseve (e fitoreve, e rezultateve). Arritja e qëllimit. Arritja e marrëveshjes. Dita e arritjes.
2. kryes. sh. ~E, ~ET. Rezultat me vlerë në punë a në një fushë veprimtarie; sukses. Arritje të rëndësishme. Arritjet me të reja. Arritjet e ndërmarrjes (e kolektivit). Arritjet e fundit të shkencës.
3. sport. Pika e fundit e largësisë që përshkojnë pjesëmarrësit e një gare vrapimi, me kuaj etj.; mbërritje.