ARRIVIST
Im. sh. libr.
- Ai që lakmon e përpiqet të arrijë me çdo mjet një qëllim ose një vend më të lartë në jetë, ai që kërkon të çajë përpara e të bëjë karrierë me çdo mënyrë. Lufta kundër arrivistëve.
IImb.
- Që lakmon e përpiqet të arrijë me çdo mjet një qëllim ose një vend më të lartë në jetë, që është karakteristik për arrivistin. Element arrivist. Prirje (synime) arriviste.