Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ARSIMOR

    mb.
    1. Që lidhet me arsimin, që i përket arsimit, i arsimit; që i shërben arsimit; që merret me arsimin. Sistemi (programi) arsimor. Reforma arsimore. Viti arsimor. Politika arsimore. Lëvizja arsimore. Ngritja (përgatitja) arsimore. Institutet e larta arsimore.
    2. Që ka të bëjë me arsimtarët, i arsimtarëve; që përbëhet nga arsimtarë. Trupi (kolektivi) arsimor.