ARSYETIM m.sh.
1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve ARSYETOJ, ARSYETOHEM. Arsyetim i drejtë (logjik, i shëndoshë). Arsyetim i cekët. Arsyetim deduktiv (induktiv). Arsyetimi i mungesave (i veprimeve). Forca (logjika) e arsyetimit.
2. Varg mendimesh e gjykimesh të parashtruara në mënyrë logjike për të shpjeguar diçka ose për të arritur një përfundim.
3. Shkak, arsye që sillet për të përligjur diçka; fletë që shërben për të përligjur një mungesë, një veprim.