ARSYETUES m.sh.libr.
Ai që është i aftë t'i parashtrojë mendimet të lidhura në mënyrë logjike, në formë arsyetimesh; ai që merret me arsyetime ose që priret të gjejë shpjegime për çdo gjë. Arsyetues i hollë (i mprehtë, i thellë).
ARSYETUES mb.libr.
1. Që ka aftësi të arsyetojë; që përdor arsyen, që arsyeton. Qenie arsyetuese.
2. Që përmban arsyet e diçkaje, që shpjegon një vendim a një veprim. Pjesa arsyetuese.