Skip Navigation or Skip to Content
X
ARTERIE f.sh.
1. anat. Enë gjaku që del nga zemra dhe shpërndan gjakun e pastër në gjithë pjesët e trupit. Arteria e mushkërive.
2. fig. Rrugë e rëndësishme, vijë kryesore për komunikimin, për shpërndarjen e energjisë, të ujit etj.; degëzim i një organizmi ekonomik, shoqëror, politik etj., me anë të të cilit zhvillon veprimtarinë e vet. Arterie kryesore (e rëndësishme). Arterie elektrike (ujore). Arteriet e minierës. Arteriet e shoqërisë (e ekonomisë).