ARTIFICIAL mb.
1. Që është bërë ose është prodhuar me mjete të ndryshme nga njeriu, jo nga natyra; i prodhuar me lëndë sintetike; që është bërë sipas ngjashmërisë me një send natyror; kund. natyror. Lesh (mëndafsh) artificial. Lëkurë artificiale. Lule artificiale. Dhëmbë artificialë dhëmbë të vënë. Frymëmarrje artificiale. mjek. Shi artificial. Liqen artificial. Satelit artificial. Rritje artificiale. Kushte artificiale.
2. Që sillet në mënyrë jo të natyrshme; jo i çiltër, i shtirë, i rremë. Sjellje artificiale. Buzëqeshje artificiale. Lot artificiale lot të rremë, lot krokodili.