ARTIKULL I m.sh.
1. Shkrim me përmbajtje publicistike a shkencore, që trajton një çështje të caktuar dhe që botohet në një gazetë, në një revistë ose në një përmbledhje. Artikull kryesor. Artikull kritik (shkencor, informativ). Artikull përkujtimor. Artikull gazete. Autori (titulli) i artikullit. Përmbledhje artikujsh. Shkruaj (botoj) një artikull.
2. Ndarje në një fjalor, që përfshin fjalën titull, shpjegimet dhe të gjitha të dhënat e tjera për të. Artikujt e fjalorit. Artikulli për fjalën...
3. drejt. shih NEN,~I. Artikulli i parë i ligjit.