ARTILERI f.usht.
1. përmb. Tërësia e armatimeve luftarake, që përbëhet nga armë zjarri të rënda (si topat, obusët, mortajat etj.), të cilat kanë kalibër me të madh se pushka e mitralozi; tërësia e këtyre armëve që ka një ushtri ose një njësi. Artileria e lehtë (e rëndë). Artileria kundërajrore (bregdetare, kundërtanke). Artileria reaktive. Qitje artilerie. Zjarri i artilerisë. Përgatitje artilerie goditje me artileri para sulmit. Zbulim artilerie. Qëlloj (godit, rrah) me artileri.
2. Lloj trupash ushtarake të pajisura me armë zjarri të rënda (si topa, obusë, mortaja etj.). Arma e artilerisë. Repart artilerie. Oficer artilerie. Dita e artilerisë.
3. Dega që studion armët e rënda të zjarrit, ndërtimin dhe përdorimin e tyre luftarak. Teksti i artilerisë.