ARTIST m.sh.
1. Ai që luan me mjeshtëri një vepër arti (si aktori i teatrit, këngëtari, muzikanti etj.). Artist lirik. Artist i merituar. Artist i teatrit (i operës). Artist filmash (kinemaje). Bëhem artist.
2. Ai që krijon vepra arti në fushën e skulpturës, të pikturës, të muzikës etj., ai që merret me artet e bukura. Artist realist (novator). Artist i fjalës shkrimtar. Studioja e artistit. Lidhja e Shkrimtarëve dhe e Artistëve.
3. fig. Mjeshtër në një punë, ai që shquhet në mjeshtërinë e vet. Artist në punë (në lojë).