ARTISTIK mb.
1. Që ka të bëjë me artin, i artit; që riprodhon jetën në art, që krijohet sipas kërkesave të artit. Letërsi artistike. Film artistik. Vepër artistike. Krijimtaria artistike. Pasqyrim artistik. Formë artistike. Figurë artistike. Mjeshtëri artistike. Niveli artistik.
2. Që ka të bëjë me veprimtarinë në fushën e artit; që ka lidhje me veprat e artit dhe me ekzekutimin e tyre; që përgatit artistë. Lëvizja artistike amatore. Shfaqje artistike. Veprimtaria (jeta) artistike. Ansambël artistik. Shkollë artistike. Liceu artistik. Trupë artistike. Udhëheqës artistik. Program artistik.
3. Që ka të bëjë me rrokjen e me ndijimin e së bukurës në art e në jetë; që lidhet me mjeshtërinë në një fushë të artit. Shije artistike. Pjekuri artistike.
4. Që është veti e njerëzve me prirje në fushën e artit; që ka të bëjë me artistët, i artistëve. Sy artistik. Talent artistik. Prirje artistike.
5. Që ka elemente të artit, që ka vlera arti, që është i bukur e i harmonishëm. Gjimnastikë artistike. Koncert i fjalës artistike.
6. Që ka të bëjë me prodhime të artit të zbatuar; që është punuar me mjeshtëri e bukur. Qilim artistik. Fotografi artistike. Punime artistike. Ndërmarrja e prodhimeve artistike.