ARUSHË f.sh.
1. zool. Femra e ariut. Arushë e murrme (e bardhë). Këlyshët e arushës.
2. bised. Njeri i fuqishëm e i guximshëm, njeri që nuk lodhet kurrë; mjet pune shumë i fuqishëm. Arushë mali. * Luan arushë me dikë keq. tallet me dikë, e sjell vërdallë sipas qejfit të tij. T'i lë këmbët e arushës në dorë shpëton vetë duke ia lënë rrezikun, barrën a kokëçarjet një tjetri; ia hedh dikujt. Nuk trembet arusha (ariu) me shoshë shih te SHOSH/Ë,~A. Arusha e Madhe astr. emër i një yllësie në gjysmërruzullin verior të qiellit, që përbëhet nga shtatë yje të renditura si qerre; Qerrja e Madhe. Arusha e Vogël astr. emër i një yllësie në gjysmërruzullin verior të qiellit, që përbëhet nga shtatë yje të renditura si qerre, njëri nga të cilët (ylli i bishtit) është Ylli Polar i Veriut; Qerrja e Vogël. Lule arushë bot. dorëzonjë. Rrush arushe bot. shih te RRUSH,~I.