Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ASGJË

    If. libr.
    1. Ajo që nuk është; mungesa e plotë e gjithçkaje, hiçi. E ngre nga asgjëja. E kthen në asgjë.
    IIpakuf.
    1. Asnjë gjë, asnjë send, kurrgjë; kund. gjithçka. Asgjë e tepërt. Asgjë me rëndësi. Asgjë me shumë. Nuk di asgjë. Nuk them asgjë. Nuk kursej asgjë. Nuk pyet për asgjë.
    2. Përdoret për të treguar diçka ose dikë pa ndonjë vlerë të madhe, pa rëndësi. Nuk më duket asgjë. S`është asgjë për ty. Për asgjë për diçka të vogël, pa ndonjë vlerë; për një shkak a arsye pa rëndësi. Shes (blej) për asgjë shes (blej) fare lirë.
    3. Përdoret si përgjigje mirësjelljeje ndaj një falënderimi, me kuptimin «s`ka përse».

      Shprehje

      • E bën për asgjë nuk e përfill fare, e përbuz. Nuk ka asgjë të përbashkët me dikë shih te PËRBASHKËT (i,e).