ASHËR I
f. sh.
- Ashkël, dru e vogël e çarë për zjarr. Ashra dushku. I bëj degët ashra.
- Copë druri e çarë si dërrasë e hollë, që përdoret si petavër ose për të mbuluar çatinë; hartosë, pullazinë. Çati me ashra. Çaj (bëj) ashra.
Shprehje
- Ashër e pisë (i zi) shumë i zi. M'u bënë ashër (ashra-ashra) m'u plasaritën, m'u ashpërsuan (për duart, gjuhën etj.). Janë bërë ashër u ka hyrë grindja, janë zënë; janë përçarë.