ASHK m.
1. Ngrohtësi e brendshme e tokës së lëruar; gjendje e ngrohtë e tokës që është bërë për t'u mbjellë. Ashku i tokës. Ashk e vlagë. Vjen toka në ashk.
2. fig. Dëshirë e brendshme e zjarrtë, ndjenjë e fortë, afsh, zjarr. Ashku i punës (i luftës). Flet (qesh) me ashk. Punoj me ashk. Puth me ashk. E pi duhanin me ashk.