ASHKË
f. sh.
- shih ASHK/ËL,~LA. Ashka të thata. Bëj ashka.
- krahin. Qepallë. Ashka e syrit.
Shprehje
- S'merr ashkë nuk gdhendet, nuk merr vesh, nuk ha arsye. E ka një ashkë nga dikush e ka një lidhje gjaku me dikë, ka diçka të trashëguar prej dikujt. Nuk i veton (as që i veton) ashka e syrit dikujt nuk ka frikë fare, as që do t'ia dijë, është trim i madh.