ASHTUQUAJTUR mb.
1. Që është quajtur ashtu, që njihet me atë emër (para emërtimit të dikujt a të diçkaje jo shumë të njohur). I ashtuquajturi anonim i Elbasanit. Të ashtuquajturit bejtexhinj.
2. keq. Që quhet me një emër, i cili nuk përputhet me të vërtetën, që nuk është siç e mban veten a siç duan ta paraqitin të tjerët. I ashtuquajturi «kapitalizëm popullor». Të ashtuquajturit «qytetërues».