Skip Navigation or Skip to Content
X
ASHURE f.sh.
1. gjell. Ëmbëlsirë që përgatitet me grurë të zier e me sheqer, me arra, bajame, rrush të thatë, kanellë etj. Bëj ashure. Gruri i ashures. Një tas ashure.
2. fet., vjet. Një ditë e caktuar në kalendarin mysliman, e cila sipas legjendës kremtohej si ditë zije nga bektashinjtë. Dita e ashures. * E bëj ashure e ngatërroj, e përziej një punë, e bëj lëmsh.