Skip Navigation or Skip to Content
X
ASIMILOJ kal.
1. biol. Përvetësoj një lëndë të jashtme, duke e përpunuar në organizëm; tret, thith. Asimiloj ushqimin. Asimilon oksigjenin.
2. fig. Përvetësoj mirë një mësim, fitoj dije e njohuri në mënyrë të shëndoshë, duke i tretur mirë. Asimiloj mësimin. Asimiloj një lëndë.
3. E shkrij një popull ose një komb, duke e bërë të humbasë veçoritë e tij kombëtare dhe të përvetësojë gjuhën, zakonet etj. të një populli ose kombi tjetër.
4. vet. veta III gjuh. E bën të njëjtë ose të ngjashëm me veten (për veprimin e një tingulli mbi një tjetër).