Skip Navigation or Skip to Content
X
ASIMILUES m.sh.libr.
Ai që përpiqet të asimilojë një popull a një komb tjetër. Asimiluesit osmanë.
ASIMILUES mb.
1. biol. Që thith e përvetëson një lëndë të jashtme, që e tret dhe e përpunon në organizëm. Fuqia asimiluese e bimës.
2. fig. Që përvetëson mirë e me lehtësi një mësim a një lëndë. Aftësia asimiluese e nxënësit.
3. Që përpiqet të asimilojë një popull ose një komb tjetër.