Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ASISTENT

    m. sh. libr.
    1. Ndihmës i një mjeku, i një inxhinieri etj. gjatë kryerjes së një operimi, të një pune etj. Asistent i inxhinierit. Asistent i profesorit (i regjisorit). Mjek asistent.
    2. Titulli fillestar i atij që merret me punë mësimore në një shkollë të lartë; ai që mban këtë titull. Asistent në universitet.