Skip Navigation or Skip to Content
X
ASNJANËS m.sh.
1. libr. Shtet, vend ose njeri që mban qëndrim asnjanës.
2. gjuh. Gjinia asnjanëse.
3. fiz. Përcjellësi asnjanës. Asnjanësi i tokëzuar.
ASNJANËS mb.
1. Që nuk merr anën e asnjërës nga palët ndërluftuese ose kundërshtare, që nuk mban anën as të njërit, as të tjetrit. Shtet (vend) asnjanës. Qëndrim asnjanës. Politikë asnjanëse. Vëzhgues asnjanës. Rri asnjanës.
2. Që nuk mund të shërbejë si fushë luftimi ose për vendosjen e trupave ushtarake (sipas një marrëveshjeje); që nuk i përket as njërës palë, as tjetrës. Fushë (zonë) asnjanëse.
3. gjuh. Që nuk është as i gjinisë mashkullore, as i gjinisë femërore; që bën pjesë në lakimin e katërt të emrave të shqipes. Gjinia asnjanëse. Emër asnjanës.
4. fiz. Që nuk ka ngarkesë as pozitive, as negative. Përcjellës asnjanës.
5. kim. Që nuk jep as reaksion acid, as reaksion bazik. Kripë asnjanëse. Tretësirë asnjanëse.