Skip Navigation or Skip to Content
X
ASNJANËSI f.
1. Gjendja e një shteti, që nuk merr pjesë në një luftë, duke mbajtur të njëjtin qëndrim kundrejt vendeve ndërluftuese ose blloqeve ushtarake. Asnjanësi e armatosur. Politika e asnjanësisë. Ruaj asnjanësinë. Shpall (shkel) asnjanësinë.
2. Të qenët asnjanës, gjendja e atij që nuk mban anën e asnjërës palë në një mosmarrëveshje, grindje, kundërshtim etj. E shoh punën me asnjanësi.