Skip Navigation or Skip to Content
X
ASNJANËSOJ kal.libr.
1. E bëj një shtet ose një vend të jetë asnjanës.
2. I heq mundësinë të veprojë kundër nesh; e bëj të paaftë të veprojë, i dobësoj fuqinë. Asnjanësoj një kundërshtar. Asnjanësoj ndikimin e dikujt. Asnjanësoj një pozicion.
3. kim. I heq vetitë acide me anë të reaksionit me një bazë ose anasjelltas. Asnjanësoj një tretësirë.
4. spec. I heq një veti karakteristike (ngjyrimin, ngarkesën etj.) dhe e bëj asnjanës. Asnjanësoj një forcë. Asnjanëson ngarkesën e një grimce.