ASORTIMENT m.sh.
1. Lloj i një prodhimi ose i një malli sipas madhësisë, formës, cilësisë, përdorimit etj. Asortimente të reja. Asortimente enësh (gjellësh...). Shtimi (zgjerimi) i asortimenteve. Ndaj në asortimente.
2. vet. nj. përmb. Tërësia e llojeve të prodhimeve ose të mallrave, që nxjerr një ndërmarrje. Plani i asortimenteve. Plotësimi si asortiment.
3. Madhësia, forma, cilësia etj. e një prodhimi ose e një malli, e përcaktuar sipas një standardi; përfshirja e një prodhimi ose e një artikulli në një lloj të caktuar. Prodhim sipas asortimentit. Përcaktoj asortimentin.