ASPEKT m.sh.
1. Pamje e pjesshme e diçkaje, e paraqitur në një fotografi, në film etj. Aspekte nga jeta. Aspekt nga puna. Aspekte nga ndeshjet.
2. Një nga anët në të cilat na paraqitet ose e vështrojmë një send, një dukuri, një çështje etj.; anë; pikëpamje, vështrim. Aspekti politik (ideologjik). Aspekti shoqëror (ekonomik, kulturor). Aspekt i luftës së klasave. Aspektet e problemit. Në të gjitha aspektet. Nga aspekte të ndryshme. E shoh (e marr) në një aspekt.
3. gjuh. Kategori gramatikore në disa gjuhë, që tregon mënyrën se si rrjedh veprimi. Aspekti i kryer (i pakryer). Aspektet e foljes.